Shpallet në kërkim kandidati për deputet i Ramës

Prokuroria e Dibrës ka firmosur 14 masa sigurie mes të cilave edhe arrest në burg, lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentash në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Dibër.

Mes personave ndaj të cilëve ka masë sigurie, është Daniel Gjurraj, ish-kandidat i Partisë Socialiste në këtë qark dhe bashkëpunëtor i Ulsi Manjës.

Gjurraj ka qenë edhe drejtor i transporteve në Dibër dhe është një emër i lakuar për veprime të kundraligjshme përfshirë edhe në zgjedhhet e fundit parlamentare ku babai i tij Esat Gjura u denoncua se  qëlloi me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën ishte arrestuar.

Veprimi ndodhi pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.

Daniel Gjura pati edhe një incident tjetër në një qendër votimi në zonën e Maqellarës në Dibër, aty ku u regjistrua një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike. Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri.

About Krye Redaktor

Check Also

Çfarë gjetën prokurorët në televizionin e Belës/ Vila që hodhi në erë ish-ministren

Elton Qyno Në muajin Prill 2026, një skuadër me agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, …