Olsi Rama në takimin e Arubës për projektin e pastrimit të parave/ Denoncimi në Parlament

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi në sallën e kuvendit ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin se ka fshehur emrat e funksionarëve të lartë që ishin në Aruba, në ishullin e famshëm ku pati një takim mes Artur Shehut, vëllezërve Osmani dhe disa trafikantëve të tjerë të drogës që ishin në përgjim nga autoritetet spanjolle. Sipas Berishës, Dumani ka fshehur emrat e ëngjëll Agaçit, ish-sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, ka fshehur emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit dhe të Damian Gjiknurit, ish-ministër i energjisë.

Damian Gjiknuri, i vetmi nga këta që ishte në sallën e kuvendit, ka kundërshtuar deklaratat e Sali Berishës, por ky i është përgjigjur “edhe sikur të mos kesh qenë, të gjithë për ty flasin” dhe salla e kuvendit ka shpërthyer në të qeshura.

Në fakt, dosja e SPAK për takimin në Aruba nuk ka emra konkretë por sipas të dhënave nga autoritetet spanjolle, bashkë me trafikantët shqiptarë ka pasur edhe funksionarë shtetërorë që do të garantonin mbështetje politike për projektet e pastrimit të parave dhe investimet strategjike.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetarja e CNN e pyet për revoltën qytetare, Rama humb toruan: Nuk ka protesta!

Një debat i tensionuar ka ndodhur gjatë panelit në Forumin Botëror Future Investment Initiative, ku …