Thethi, një histori e dhimbshme për t’u kujtuar dhe për mos t’u harruar….

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Tashmë po bëhet 1 vit nga terrori i Bandës se Edi Ramës në Theth, terror që nuk do harrohet kurrë!

Atëherë kur Thethi rrethohej nga armët e kësaj bande shtetërore, ku banorët shihnin me sy të përlotur dhe me shpirt të shkatërruar sesi shteti, nën kërcënimin e armëve dhe tritolit, i shëmbte pasurinë e gjithë jetës së tyre, të ndërtuar në trojet e tyre me shumë mund e sakrifica!

Këto janë pak nga pamjet më të trishta të një shteti grabitës që trajton si kriminelë pronarët trashëgimtarë të këtyre tokave, që ju shëmb pa pikë mëshire objektet e ndërtuara me djersë e gjak, vetëm për t’ju grabitur pronat e tyre dhe për t’ja falur ortakëve-oligarkë të “Paketës së Alpeve”!

Sot, pas pothuajse një viti është shumë e thjeshtë të kërkosh falje me dy fjalë….Është shumë e thjeshtë të pikosh lot e të numërosh shenjtorët, sot kur gjithçka është shkatërruar dhe projekti i Ramës dhe është bërë fakt….Terrori policesk i Ramës dhe I pinjollit të tij, Becit të SPAKUT, u shëmbi atyre banorëve gjithçka ‘kishin mbas shpirtit’…

Mercenarët-morioneta të Ramës dhe Becit të SPAK-ut ligjëruan me votën e tyre “PRO” në Këshill Bashkiak e në Parlament grabitjen dhe tjetërsimit e pronës, përmes projektit korruptiv dhe tjetërsues “Paketa e Maleve”!

Sot është e thjeshtë të ‘kjash’ kur ke mbrojtur projektin më kriminal me forcën e kartonit “PRO” të blerë me para’ krimi e droge…

Sot lotët janë të kotë, nuk kanë asnjë vlerë! Banorët duhej të mbështeteshin atëherë kur e gjithë pasuria e jetës së tyre po u shëmbej nën këmbë. Atëherë duhej guxim për të qënë pranë banorëve, për t’i mbrojtur dhe për të denoncuar terrorin shtetëror! Sot, ndjesa është hipokrizi dhe ‘lotët’ janë pesha e mëkatit….

Edi Rama, Benet Beci dhe gjithë banditët në pushtet meritojnë të tërhiqen zvarrë prej posteve të grabitura dhe zyrave që kanë uzurpuar duke bashkëpunuar ngushtë me bandat e krimit, oligarkët e pangopur dhe duke blerë ‘vullnetin’ e një populli të varfër me paratë e krimit dhe drogës!

Protesta kurrë nuk duhet të ndalet deri në rrëzimin e diktatorit Rama dhe ‘vrasësve’ të Shqipërisë dhe shqiptarëve….

Thethi, është tashmë një histori e dhimbshme për t’u kujtuar dhe për mos t’u harruar…

About Redaksia

Check Also

Atletet nuk janë problemi!

Nga Luçiano BOÇI Njeriu mund të shkojë edhe zbathur nëse mbron me dinjitet interesat e …