Berisha: Shitësi i pronës tek Isa Aliu mbetet anonim sepse shitësi i vërtetë është kreu i Meduzës!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje të reja në lidhje me pronën në Vuno.

Berisha tha se, shitësi i pronës tek Isa Aliu mbetet anonim sepse shitësi i vërtetë është kreu i Meduzës, ky është shteti piramidë i falsifikimit.

Berisha: Më 9 shtator 2024, famozi Isa Aliu, që tani po merr rreze dielli në Dubai, me vendim të asamblesë, ku është i vetmi, vendosi të kalojë asetet e kompanisë ‘Aliu Road House’ kompanisë bijë krijuar vetëm dy muaj më parë.

Tre parcelat të zonës kadastrale 3844 Vuno ia kalon kompanisë bijë.

Por aty vihet re se prona ka qenë e bllokuar, ose kishte kufizim pronën nga ASHK-ja të vendosur me datën 21.07.2022 me pretendimin se nuk ka dërguar pranë këtij institucioni raportin e vlerësimit.

Nga ana e ‘Aliu Road House’ i kërkohet ASHK-së heqja e kufizimeve të pronës pasi nuk ka qenë njoftuar nga noteri se për regjistrimin apo rivlerësimin janë nevojitur raporti i rivlerësimit dhe certifikata e pronësisë.

Mashtrime të mirëfillta!

Bashkëngjitur shkresës dorëzohet dhe raporti i vlerësimit për tre pronat dhe certifikatat e pronësisë.

Dëgjoni tani.

Por duket se edhe këtu ka mangësi që të bëjnë të dyshosh shumë.

E para sepse raporti i vlerësimit shprehet se kërkesa është bërë nga pronari Isa Aliu në vitin 2021 dhe vlerësuesi ka mbërritur në Vuno me datën 12 shtator ku ka vlerësuar se kjo tokë në pronësi të Isa Aliut nga Elbasani kishte një vlerë nga 3 deri në 1 mijë lekë dhe për këtë janë pyetur pronarë përreth.

Dëgjoni tani çfarë falsitetesh.

Por dhe në këtë raport ka diçka që nuk shkon. Kjo sepse në momentin që është bërë vlerësimi i një toke të ndarë në tre parcela ngjitur, Aliu nuk kishte firmosur kontratën e blerjes.

Dëgjoni pra, këta shkojnë bëjnë vlerësim toke pa blerje.

Ai që i nisi këta, shteti që i nisi këta, nuk kishte kontratën e blerjes nga Aliu. Dhe natyrisht zero pretendime se ky ishte pronari i tokës.

Raporti mban datën e përpilimit 15 shtator 2021, ndërsa kontrata e shitblerjes mban datën e firmosjes një javë mbrapa, 23 shtator 2021.

Pra u bë vlerësimi pa kontratë shitblerje.

Në praktikë vlerësimin e kërkon shitësi, po shitësi është anonim. Sepse shitësi është kreu i Meduzës. Dhe jo blerësi, kurse në këtë rast vlerësimin e kërkon blerësi.

Dhe e dyta, s’mund të jetë pronar një individ që endes s’ka firmosur kontratën e shitblerjes.

Pra Isa Aliu nuk mund të jetë pronar.

Më tej, bashkëngjitur janë dhe tre certifikata pronësie të lëshuar nga Kadastra e Vlorës me datën 28.12.2023, të cilat janë firmosur elektronikisht nga famozja e Partisë Socialiste, Ina Luçi.

Ina Luçi, në mos gabohem është një gjithashtu akraba, po do ta verifikoj, e Hakmarrjes për Drejtësi.

Më duket, po tani do ta bëj një check-up, dhe në qoftë se nuk është, do t’ju informoj, se më kujtohen ca udhëtime që bënte me Gjonajn ose Ramën, me atë si quhej ajo vajza tjetër, me radhë e me radhë, po më duket se kjo është, po do ta verifikoj këtë nuk mund të them.

Por edhe këtu toka cilësohet pemëtore, shikoni çfarë është pemëtorja ë?

Pse pemëtore tani? Pse pemëtore? Sepse ullishtat u ndanë me 7501-shin.

Dhe për ta bërë këtë të ndashme me 7501-shin shpallën pyllin ullishte.

Ja shifeni sa ullishte është. Që të shkoni atje dhe të gërmoni ju garantoj se 1 metër në thellësi s’do të gjeni një kokërr ulli. Një farë ulliri, një bërthamë ulliri s’mund të gjeni aty.

Nga ana tjetër, ASHK e Vlorës duket se në lëshimin e certifikatës së pronësisë nuk ka plotësuar një tjetër detyrim ligjor, duke qenë se certifikata është lëshuar nga sistemi elektronik dhe firmosur prej vetë drejtoreshës Ina famoze, duhej të shoqërohej dhe me kartelën e pronësisë, e cila përmban të dhënat e pasurisë, të dhënat e titullit të pasurisë, të dhënat e regjistrimit paraprak, të drejtat reale, kufizimet e tjera të pronësisë, si dhe informacione të tjera të pronës.

Ky dokument në certifikatën e lëshuar nga sistemi nuk ekziston. Pra, ekziston vetëm certifikata dhe një hartë topografike që nuk thotë asgjë.

Kartela ose kartelat e pronësisë do lëshoheshin vetëm 5 muaj më vonë me datën 16.05.2024 me firmën e drejtorit të sektorit, Odise Seferaj.

Por sërish, nga ajo që vihet re është fakti se në këto kartela nuk është pasqyruar emri i shitësit.

A mund të imagjinoni një shtet që ka kartela pronësie të blera, por shitësin e ka eterik. E ka anonim. Është kryeministri, ky është gjithçka. Ky është gjithçka.

Nuk është pasqyruar mënyra e përfitimit të pronës me AMTP apo vendim gjykate.

Pra, të gjitha ato që duhet të përmbajë një kartelë pronësie, në të cilat më pas bëhet regjistrimi, kartela nuk i ka.

Të tre kartelat e pronësisë janë identike. Pra jepen të dhënat e pasurisë, numri i kontratës, të cilave u ndryshon vetëm numri fundor, data të tria me datën 23.09.2021 dhe data e regjistrimit në të njëjtën ditë 21.07.2022. Pra ditën që është bërë dhe kufizimi i pronës që famozi Isa Aliu, por mungojnë tre seksionet e rëndësishme, si të dhënat e regjistrimit paraprak, pra në emër të kujt ka qenë e regjistruar më parë prona dhe si është përfituar, të drejtat reale dhe çdo përshkrim tjetër i pronës.

Ky është shteti piramidë i falsifikimit.

Shikoni ku ndërton hotele Edi Rama, si i ndërton hotelet. Turp e faqe e zezë.

 

About Redaksia

Check Also

Elda Hoti: Tenderi 3.3 mln euro për tregun e Milotit ju dha ofertuesit me vlerë më të lartë!

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Elda Hoti ka denoncuar procedurat korruptive që …