Nga Kim MEHMETI
Piktori gjithmonë i ka luftuar shqiptarët duke i varfëruar dhe duke ua shkatërruar familjen.
Andaj, përherë ka qenë e pakuptimtë dhe e turpshme se si elitat shqiptare janë treguar aq jargavitëse dhe të padenja, sa të mos ndihen të turpëruara që t’i përfaqësojë dhe fatin t’ua përcaktojë një i “çmendur” i tillë, i cili mbrohet nga populli i vet duke harxhuar paratë dhe pasuritë e atij populli.
Sot, kur edhe ata që Piktori i bëri ambasadorë thonë se ai është e keqja e shqiptarisë, pra sot kur atë e shajnë edhe shumë nga jargavitësit e tij të deridjeshëm që e këshillonin ta bashkojë ‘Aleancën e qelbësirave’, Shqipëria më në fund po zgjohet nga përgjumja tridekadëshe, gjatë së cilës shihte ëndrra demokratike, por duke fjetur në shtratin enverist.
Dhe protestat e sotme në Tiranë janë beteja e fundit e Piktorit kundër popullit të vet, si dhe mundësia e fundit që Shqipëria të dalë nga kthetrat e enverizmit të veshur me petkun properëndimorë dhe proamerikanë.
Këtë betejë doemos do e humbë Piktori me “Rilindjen” e tij, ngaqë kundër vetes ka një gjeneratë që nuk lejon ta përbuzësh e aq më pak të ketë frikë t’i quajë me emrin e vërtetë ata që e plaçkitën dhe që popullit ia vranë shpresën.
Në të vërtetë, nëse ndodh e pamundura që rinia e cila proteston në Tiranë ta humbë betejën kundër një plehu tridekadëshe hajdutësh politikë, pra nëse ndodh që këtë betejë ta fitojnë hienat politike e mediatike që paguhen për ta mbrojtur kryehajdutin që i ushqen ata, ky do të jetë dështimi më i madh që i ka ndodhur ndonjëherë shqiptarisë.
Andaj, mos pyetni se sa do të durojnë protestuesit që kanë mbushur bulevardet e Tiranës, por dilni dhe protestoni së bashku me ta, që sot të jenë më shumë se dje e më pak se nesër.
Mos pyetni as se kur do jep dorëheqje Piktori, sepse ai mund të durojë shumë: këtë luftë kundër rinisë shqiptare ai e financon me paratë që ua ka vjedhur prindërve të tyre!
Gazeta RD