Prej më shumë se dy orësh po zhvillohet protesta e 20-të kundër qeverisë në Tiranë, ku një nga elementët më të spikatur kanë qenë pankartat e qytetarëve me mesazhe të forta politike, ironike dhe simbolike.
Protestuesit janë mbledhur në shesh dhe përpara Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime në qeverisje dhe duke shprehur pakënaqësinë e tyre për korrupsionin, situatën ekonomike dhe drejtimin politik të vendit. Në turmë janë vërejtur dhjetëra pankarta me slogane të drejtpërdrejta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndër pankartat që tërhoqën vëmendjen ishte ajo me mbishkrimin: “Edi Rama, kërko falje, sovrani s’pranon tallje”. Një tjetër qytetar mbante pankartën me mesazhin: “Kam 30 vjet nëpër gjyqe, kërkoj drejtësi”, ndërsa një pankartë tjetër kërkonte: “Jo vetëm Rama, shkarkim i Parlamentit”.
Protesta po vijon mes thirrjeve dhe pankartave të shumta, ku qytetarët po përdorin humorin, ironinë dhe mesazhet e drejtpërdrejta për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.
Për më shumë, shihni galerinë me pankartat më pikante të protestës.








Gazeta RD