Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, tha se e shtuna e 20 qershorit do të kulmojë me protestën më të madhe rinore qytetare.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, dita e fundit e këtij regjimi të urryer po afron, ndërsa shtoi se diaspora po vërshon drejt Shqipërisë.
Berisha tha se, në vend se të dëgjojë zërin e tyre, të plotësojë pesë kërkesat menjëherë të protestës mbarëpopullore jopartiake rinore qytetare, ai vazhdon të përçmojë, vazhdon të fyejë, vazhdon të injorojë këtë zhvillim historik.
Berisha: Java ishte java e protestave më të mëdha rinore qytetare që Shqipëria ka njohur, dhe që shënoi dhe protestën e vetme në histori 20 ditë pa ndërprerë.
Sot, kjo protestë merr përmasat më të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj, pasi demokratet e demokratët, mbështetësit e PD po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë.
Qytetaret dhe qytetarët pa parti po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë.
Dhe përveç kësaj, diaspora shqiptare ka mësyrë vendin e vet dhe rrugët, aeroportet, tragetet sjellin dhjetëra mijëra shqiptarë këtë natë në protestën më kulmore rinore qytetare të kombit shqiptar në Tiranë për dorëheqjen e narkodiktatorit, e kreut të Meduzës të regjimit të bazuar në drogën, vjedhjen dhe farsën zgjedhore të shqiptarëve.
Ndërkohë, jehona e protestës është botërore.
Parlamenti Evropian në raportin e AFET, duke ndjekur me interes të madh zhvillimet në Shqipëri, shtoi një amendament të veçantë për Zvërnecin, ku i kërkon qeverisë shqiptare shpalljen e moratoriumit për çdo vendim të mëtejshëm në zonën e mbrojtur si peizazh natyror të Zvërnecit.
Pra, zhvillimet janë historike.
Ndërkohë Edi Rama vazhdon betejën e tij donkishoteske duke shpallur armiq të popullit një grup blogeresh dhe blogerësh, të cilët sipas tij pasi rreshtoi agjenturat iraniane, greke dhe ruse, tani ka shpallur si armiq të rrezikshëm të Shqipërisë blogeret, blogerët, internetin, mediat sociale dhe me radhë.
Në vend se të dëgjojë zërin e tyre, të plotësojë pesë kërkesat menjëherë të protestës mbarëpopullore jopartiake rinore qytetare, ai vazhdon të përçmojë, vazhdon të fyejë, vazhdon të injorojë këtë zhvillim historik, i cili nuk mund të dështojë në asnjë mënyrë dhe po afron ditën e fundit të këtij regjimi të urryer për mbarë shqiptarët, për kombin shqiptar.
Gazeta RD