Zhupa: Është tronditur besimi te shteti, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon si institucion i pavarur

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një videoje dhe një postimi në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, e cila rrëzoi kërkesën e saj për shfuqizimin e ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa shprehet se, kur institucioni kishte mundësinë dhe përgjegjësinë për të ndalur ligjin, nuk u ngrit në lartësinë e detyrës, duke theksuar se kjo vendimmarrje ka tronditur besimin e qytetarëve.

Sipas saj, protestat e qytetarëve janë një tregues i qartë i pakënaqësisë ndaj sistemit, pasi edhe institucionet e pavarura, sipas saj, nuk funksionojnë si të tilla.

“Në këtë betejë të qytetarëve për mbrojtjen e interesit publik nuk duhet të harrojmë rolin e Gjykatës Kushtetuese…”, shprehet Zhupa, duke theksuar se vendimmarrja 4 me 4 la ligjin në fuqi dhe qytetarët pa përgjigje.

Ajo shton se perceptimi për mungesë pavarësie të institucioneve është rritur, duke përmendur edhe rastin e Holta Zaçajt, për të cilën thotë se ngritja e saj në poste të rëndësishme ngre pikëpyetje për standardet institucionale.

Në fund, Zhupa i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të reflektojë, duke theksuar se çdo vendim gjykohet nga historia dhe se institucionet duhet të veprojnë pa ndikime politike.

About Redaksia

Check Also

Betonieret po vrasin njerëz

Betonieret e një regjimi që vetëm betonizon dhe pastron para me betonin, po vrasin njerëz. …