Diaspora shqiptare në Tiranë/ Duhet të jetë dita e fundit për Ramën!

Autokolona me flamuj kuq e zi të shqiptarëve të diasporës mbushën sot në mesditë rrugët e Tiranës. Bori, flamuj që valëvizin dhe thirrjet ‘poshtë komunizmi’;

“Kemi ardhur nga Londra jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa”, thotë njëri.

“Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit. Unë po të isha Edi nuk do të doja të isha në vend të tij. Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur ti japim forcë e moral shqiptarëve për ti thënë që nuk janë vetëm. Ne kemi ikur por nuk kemi humbur”, thotë një tjetër.

Autokolona me makinat e diasporës ndaluan në Bulevardin e ri, dhe shqiptarët e diasporës po bëhen gati për tiu bashkuar protestës “Rama jepe dorëheqjen’  që pritet të nisë sot në orën 19:00 para kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit rrethojnë kryeministrinë: Sonte do ta gdhijmë këtu!

Pas përfundimit të fjalimeve të shumta në shesh, mijëra protestuesit e pranishëm në bulevardin ‘Dëshmorët …