Bardhi: “Fuck you” është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin!

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama shpërtheu në fyerje dhe ofendime të rënda ndaj qindra mijera qytetarëve shqiptarë që prej 23 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke ju përgjigjur në gjuhë të huaj me frazën ‘Fuck You”.
Gjatë një interviste për “Financial Times”, Rama tejkaloi çdo limit, ndërsa u përpoq t’i paraqesë protestat kundër tij, në skenën ndërkombëtare, si protesta anti-Trump.

Reagimi

“Fuck you”

Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.

Në vetëm dy fjalë.

Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.

“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.

Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”

Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.

About Redaksia

Check Also

Strategu izraelit godet Ramën: Paratë e drogës vërshojnë në Shqipëri! Duhet qeveri e re!

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në intervistën e fundit për “Financial Times” kanë sjellë reagime …