PD: Të mblidhet urgjent seanca dhe të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.
Në kërkesën qe mban firmë e Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi,  theksohet se  protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që janë adresuar edhe nga  Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve. Më herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Europian per procesin e integrimit.

MocioniImageImage

About Redaksia

Check Also

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

Teksa vendi është përfshirë në protesta masive antiqeveritare prej 24 ditësh, një mesazh i fortë …