Priti Ramën, eurodeputetja franceze kritikon Macron: S’duhet t’i ofrosh dorën një qeverie që po mashtron vendin!

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama të hënën në pallatin Elsyee.

Në një reagim në rrjetin social X, Aubry thekson se Franca nuk duhet t’i japë dorën dhe të presë një kryeministër që po mashtron vendin për interesat e oligarkëve dhe të Trump.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u prit dje nga Macron, ndërsa Shqipëria ka qenë në revoltë për 23 ditë. Franca nuk duhet t’ia ofrojë dorën e saj të bardhë një qeverie që po e mashtron vendin e saj për interesat e Trump dhe oligarkëve. Rroftë revolucioni i flamingove rozë”,  shkruan eurodeputetja franceze.

About Redaksia

Check Also

Turistët e huaj i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar! Luftoni korrupsionin, oligarkët dhe mbroni natyrën

Protestës qytetare para kryeministrisë i janë bashkuar edhe turistët e huaj. “Për të gjithë njerëzit …