Protestës qytetare para kryeministrisë i janë bashkuar edhe turistët e huaj.
“Për të gjithë njerëzit në botë, ejani në Shqipëri, është magjike. Ejani të ndihmoni… Luftoni korrupsioni, oligarkët, mbroni natyrën. Shqipëria nuk është në shitje”, u shpreh një turist i huaj.
Ndërkohë,një minator i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se puna e minatorit nuk vlerësohet nga qeveria. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë ai tha se uhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra nga pushtetarët.
Ai tha se minatorët përballen sot me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet.
“Puna është e pavlerësuar. Zonja Balluku, ke vjedhur sa nuk ka më. Ku janë paratë e popullit? Jemi katër vëllezër, kemi 100 vite punë bashkë në nëntokë, sot nuk marrim bashkë as 1 mijë euro. Duhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra. Sot përballen me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet”, tha ai.
Gazeta RD