Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, kërkoi që Interpoli, Europoli dhe Eurojust të hetojnë kompanitë e përfshira në librin “Dosja” të Edi Ramës.

Sipas tij, verifikimi i transaksioneve financiare të projekteve mund të zbulojë një rrjet të gjerë të trafikut të drogës. Berisha e cilësoi çështjen si një skandal me përmasa ndërkombëtare dhe kërkoi transparencë të plotë për të gjitha projektet e listuara.

Berisha: Shikoni tani.

Në 523 projekte të listuara në libër, a e imagjinoni pra, pa taksa, 57 rezultojnë të ndërtuara, 53 janë në ndërtim dhe 47 presin leje.

Në 41 përqind të projekteve nuk përmendet fare zhvilluesi trafikant.

Zhvilluesi është Franc Çopja, Salvator Aliu, Gjika, etj, etj.

Ata janë zhvilluesit.

Ata janë!

Dhe ata janë në pothuajse të gjitha, por tek këta nuk kanë gjetë prestanomet.

E kuptoni ju?

Në republikën e kolonel Buendias të Garsia Markezit nuk gjen asnjë rast të tillë.

Nuk ka përshkrim si ky.

Ja pse jam unë në gjyq.

Tani, ky është hoteli, nga njëri cep në cepin tjetër të kanionit.

Pra, në libër e ka, ndërsa ka ngritur padi ndaj meje pse kam paraqitur unë para jush kanionin me një hotel urë siç është aty.

Ja, kanioni që thotë se ajo tokë ishte mbi rrugën atje lart në majën e Kolekëve. Urdhëroni ku është fare buzë detit.

E dinë të gjithë se ky është kanioni.

Pra, e shihni.

Ja ku qenka, se për këtë ka qenë gënjeshtra më e madhe se thashë që ka dërguar Winy Maas.

Ka padi ndaj meje pse kam deklaruar se ka qenë Winy Maas.

Ja urdhëro ku është.

Winy Maas është një arkitekt.

Në rrafshin ndërkombëtar i bëj thirrje Eurojust, i bëj thirrje Interpolit, i bëj thirrje Europolit të vendosë nën hetim pa përjashtim të gjithia kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Edi Ramës.

Të hetojë transaksionet e bëra drejt tyre për këtë projekte, duke mbetur i bindur se transparenca është jetike për cilindo.

Nuk mund të mos kërkoj hetimin nga Interpoli, Europoli, Eurojust për pagesat e bëra për secilën për këto studio për projektet e tyre.
Sepse në këtë mënyrë mund të zbulohet rrjeti më monstruoz në Evropë dhe në botë i trafikantëve të drogës.

Shikoni se çfarë implikimesh.

Imagjinoni, 523 projekte të 80 studiove arkitekturore më të mira në Evropë dhe në botë, të implikuara në Dosjen e Edi Ramës.

Ky është një skandal sa ndërkombëtar, aq edhe ndërkombëtar.

Nuk po ndalem të lexoj atë që shkruajnë ata për të, për padrinon, por u bëj thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të mësipërme të hetojnë transaksionet e këtyre studiove për projektet e bëra me Edi Ramën dhe sulltanatin e tij.

Do mund të zbulojnë rrjetin më të fuqishëm të trafikantëve të drogës.

Penetrimin dhe infiltrimin e tyre edhe në studiot e vendeve të tyre.
Është një rast i shkëlqyer për t’i dhënë përgjigjen më të merituar padrinos shqiptar që drejton kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës sepse janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, prej ditësh Edi Rama dhe Taulant Balla kanë publikuar …