Strategu dhe konsulenti izraelit David Zaikin ka reaguar në rrjetin social X lidhur me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke deklaruar se vendi ka nevojë për një lidership të ri dhe një qeveri teknike.
Zaikin, i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër regjimit iranian dhe analizat mbi çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme, shkruan se megjithëse investimet janë të nevojshme, gjatë qeverisjes së Edi Ramës ekonomia shqiptare është ndikuar nga paratë e drogës dhe përqendrimi i sektorëve strategjikë në duart e pak individëve.
“Jam dakord me Edi Ramën: investimet janë të mira dhe mafia ka një udhëheqës tjetër. Por gjatë qeverisjes së tij, paratë e drogës kanë vërshuar në vend dhe disa oligarkë kanë kapur turizmin, tregtinë dhe energjinë. Shqipëria ka nevojë për lidership të ri dhe një qeveri kujdestare,” shkroi Zaikin.
David Zaikin është themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë strategjike “Key Elements Group”, me bazë në Londër.
Ai njihet si ekspert i menaxhimit të krizave dhe këshilltar politik ndërkombëtar, ndërsa ka publikuar vazhdimisht analiza kritike ndaj Iranit dhe rolit të Teheranit në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ka kontribuar në media si Jerusalem Post, BBC, Bloomberg, CNBC dhe Barron’s.
Gazeta RD