Paralajmërimi i ish-mikut të Ramës/ Auron Tare: Rama do betonizojë të gjitha zonat e mbrojtura

Studiuesi Auron Tare ka zbërthyer atë që po ndodh në protestën 24-ditore tashmë, duke e lidhur atë me miratimin nga qeveria Rama dhe deputetët socialistë të ligjit që i çel rrugën ndërtimeve në zonat historike me vlerë unike.

I ftuar në A Shoë të gazetariy Adi Krasta, Tare tha se Rama miratoi ligjin që u jep të drejtën fondacioneve të huaja të administrojë pasurinë botërore dhe zonave të mbrojtura duke çelur rrugën për betonizmin e tyre.

“Ne jemi takuar bashkë online disa vjet përpara ku kemi bërë pak a shumë një debat të ngjashëm mbi fatin e Butrintit dhe në atë kohë ju më ftuat dhe unë po ju shpjegoja se çfarë po ndodhte dhe në fakt mbas kaq vjetësh, tre apo katër gjërat kanë evoluar më shumë derisa kemi mbërritur në pikën e vlimit. Në fakt ajo që shohim në bulevard është një një pikëvlimi mbi zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore, trashëgimin e pejsazheve e të tjerë e të tjerë, por në fakt ë më shumë se kaq është një rebelim i rinisë për të ardhmen e tyre, për faktin që Shqipëria po mpaket gjithnjë e më shumë, që zonat rurale tashmë kanë vdekur e shumë e shumë çështje të tjera. Tani ju më folët ose më saktë më pyetët për çështjen e kullës tek pallati i kongreseve, unë mendoj që nuk është më çështja e një kulle të caktuar.” – tha Tare.

Tare shtoi më tej se në disa zona, dëmtimi ndaj pasurive kombëtare dhe natyre është i pakthyeshëm ndërsa theksoi se operacioni për ndërtimet në zonat më të bukura të Shqipërisë ka nisur. Tare tha se pasuria e Butrintit dhe zonat përreth tij administrohen nga AADF-ja (Fondacion Shqiptaro Amerikan) dhe se kjo zonë po planifikohet t’u jepet ndërtuesve që kanë nisur tashmë operacionin, duke përmendur ndërtimet në Gjirin e Manastirit dhe në zonën nga Ksamili në Kanalin e Vivarit.

“Në fakt ato që ju përmendni janë pjesë e ligjit të trashëgimisë kulturore jo të zonave të mbrojtura. Pra është një ligj specifik vetëm për trashëgimin, ndërsa për zonat e mbrojtura ka një ligj tjetër. Tani ta kuptoni Adi, unë para disa ditësh ë kisha një takim, intervistë quani si duani ju, mbi tre orë me një gazetar shumë interesant të Neë Yorker i cili është në Shqipëri. Duhet thënë që Tirana është pak a shumë në një, për mua që merrem me mediat, në një situatë lufte ku mediat nga më të rëndësishmet botës kanë zbarkuar në Tiranë. Vetëm në kohën e Kosovës ka ndodhur kjo. Megjithatë dhe ai po më pyeste se çfarë po ndodhte dhe unë i thashë për të kuptuar çfarë po ndodh duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur në Butrin këto vjet. Pra, për t’ju dhënë përgjigje dhe atyre pyetjeve tuaja, çfarë ka ndodhur. Përpjekjet e mëdha që u bënë në 98-ën, 99-ën, 2000-shin, kur dhe zoti Rama ishte ministër Kulture dhe disa prej kryeministrave të kohës si Nano, Meta dhe presidenti Mejdani punuan fort që zona jo vetëm qyteti antik, por e gjithë zona për qark të shpallej zona e mbrojtur, pasuri botërore, konventa Ramsare e tjerë e tjerë. Para katër vjetësh nëpërmjet një presi totalisht të korruptuar dhe të manipuluar nga qeveria shqiptare dhe AADF-ja, pra Fondi Shqiptaro Amerikan për mos ta zgjasur shumë, por u bë e mundur që qytetit antik t’i ngulej një flamur amerikan. Pra do menaxhohet nga një fond amerikan AADF-ja dhe zona përqark, pra gjithë zona më e bukur e Shqipërisë përballë Korfuzit është dhënë apo po planifikohet të jepet ndërtuesve të ndryshëm të cilët kanë filluar tashmë dy operacione të mëdha. Njëra është pikëza e vogël e famshme, tjetra është zona nga Ksamili në kanalin e Vivarit. Pra po ndërtohet dhe në vende të tjera siç është për shembull qyteti edhe më i lashtë se Butrinti, Kalivoja planifikohet të ndërtohet por dhe zonat e bufit apo diapolitit e tjerë e tjerë. Të gjitha këto janë bërë me votën e kukullave të parlamentit, të cilët votuan për të amenduar ligjin si ligjin e trashëgimisë kulturore, pra që i hapte rrugë menaxhimit të qendrave antike shqiptare apo të zonës së të trashëgimisë kulturore me fondacione si dhe amendimit të ligjit të famshëm të 2024-s i cili specifik specifikisht thotë që tashmë në zonat e mbrojtura mund të ndërtohen edhe resorte me pesë yje. Pra, të dyja këto ligje janë bërë specifikisht për të ndërhyrë në zonat më të bukura të Shqipërisë duke…si të thuash prishur në mënyrë të pakthyeshme disa prej trashëgimisë tonë më të rëndësishme që ne kemi dhe kjo mendoj unë e shpjegon fare mirë çfarë po ndodh në Zvërnec, Pishporo, etj, ku vërtetë si të thuash ajo protesta filloi për atë moment, pra për atë zonë, por është e shtrirë në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura siç është RErjolli, siç është delta e Vjosës, siç është Langarica e cila është shpartalluar komplet, siç është përgjatë lumi Vjosës që është shpallur park kombëtar, siç është Cesi apo Valbona e tjerë e tjerë. Pra zona të cilat janë zona të mbrojtura. Tashmë me këtë ligj u hap, pra u thye diga për të shkuar dhe për të ndërtuar dhe e gjitha kjo në dijeninë time e mbështetur, e sponsorizuar nga një grusht i vogël njerëzish të cilët e kanë parë jo vetëm vijën bregdetare, por dhe vende të tjera ë të natyrës si mundësi për zhvillim, pra për ndërtim, për vila, për t’i shitur. Por kjo, e gjitha kjo ka të bëjë edhe me një mbrapa, si të thuash, mbrapavijë tjetër.  Mënyra se si këto pesë, gjashtë, shtatë vjet e fundit është zhvilluar turizmi, pra rendja mbas numrave, sa më shumë njerëz, sa më shumë numra, e gjitha kjo sigurisht do të sillte dhe presionin ndaj natyrës, ndaj zonave të mbrojura. Pra si të thuash rritja e numrit edhe në mënyrë artificiale, pra artikujt për ata që praktikisht nuk janë në gjendje ta kuptojnë dimensionin e kësaj që ka ndodhur me aq sa ti di dhe unë e di që ti di. Në qoftë se bregdeti shqiptar konsiderohet, le të themi, nga një deri në 10, sa sipas mendimit tënd sa është ndryshimi i pakthyeshëm dhe i parikuperueshëm?

Mjafton të dalësh në Llogora dhe e shikon çfarë është bërë poshtë. Ë është i pakthyeshëm. Në shumë vende është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme. Ka dhe diçka tjetër . Unë sa në fakt do nesër apo pasnesër do botoj një një shkrim të shkurtër mbi të drejtën romake të vijës bregdetare që në Romën antike që nga i pari një nga juristët e famshëm romak Mariusi dhe më vonë në kodin e Justinianit. E drejta e daljes në det ishte garantuar çdo qytetari dhe askush nuk kishte të drejtë askush, se dhe në atë kohë ka pasur të pasur politikanët e tjerë e të tjerë që dëshironin të si të thuash kishin një copë bregdet. Askush nuk kishte të drejtën sipas ligjit romak 2000 e kusur vjet të bllokonte daljen në det të qytetarëve edhe të skllevërve përfshirë. Ndërkohë 2000 vjet më vonë, këto 10 vjet e fundit, ne kemi bllokuar çdo dalje në det dhe ja kemi dhënë bregdetin vetëm 10-15 duarve, të cilat po bëjnë çfarë të duan ata me mbështetjen e parlamentit, me mbështetjen e qeverisë dhe prandaj kemi këtë lloj revolte kaq të madhe ku shikojmë tashmë…apo edhe ndërhyrje të cilat jo domosdoshmërisht janë ligjore, por të kuptueshme nga zemërata e madhe e njerëzve të cilët kanë 20 30 vjet nuk dalin dot në deten për shembull siç është rasti i fshatit Nivicë dhe gjirit Kakomesë. Që t’i kthehem t’i kthehem pyetjes tuaj, një pjesë e mirë e bregdetit është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.” – shtoi Tare.

About Krye Redaktor

Check Also

Miku i Ramës drejt prangave në SHBA/ Arrestohet shefi i stafit të ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Ish-shefi i stafit të ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, vëllai i tij dhe dy …