11-vjeçarja nga Shkupi ngre peshë zemrat e protestuesve: Këto fjalë ai hajduti t’i mbajë mend sa të jetë gjallë!

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 26-të masive në Tiranë, ku protagonistja kryesore ishte një vajzë e mitur nga Maqedonia e Veriut.

Arba Ahmeti, vetëm 11 vjeç, ka marrë fjalën para protestuesve, duke thënë se ka udhëtuar nga Shkupi, vendi ku ka lindur dhe është rritur, për të mbështetur shqiptarët në kauzën e tyre.

Me një ton të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, e mitura i është drejtuar atij që ajo e quajti “mister hajduti më i madh në ekzistencën shqiptare”, kryeministrit Edi Rama.

Vargjet e rimuara kundër kreut të qeverisë, Edi Rama, ka entuziazmuar të pranishmit.

Fjalimi i 11-vjeçares u mbyll me mesazhin e fortë, duke theksuar dëshirën e saj që këto fjalë të mbahen mend nga personi i akuzuar prej saj, për sa të jetë gjallë.

Përshëndetje! Jam Arba Ahmeti, jam 11 vjeç dhe këtu kam ardhur për të suportuar gjithë shqiptarët. Jam rritur dhe kam lindur në Shkup dhe dua t’i them diçka mister hajdutit më të madh në ekzistencën shqiptare!

Një, dy, tre, fitorja është për ne! Katër, pesë, gjashtë, Rama përjashtë! Shtatë, tetë, nëntë, Nartën s’ua lëmë! Një, dy, tre, fitorja është për ne!

Katër, pesë, gjashtë, Rama përjashtë! Shtatë, tetë, nëntë, Nartën s’ua lëmë!  Një, dy, tre, fitorja është për ne! Katër, pesë, gjashtë, Rama përjashtë! Shtatë, tetë, nëntë, Nartën s’jua lëmë!

Dhe këto fjalë dua që ai hajduti t’i mbajë mend për sa të jetë gjallë!

About Redaksia

Check Also

Revolta qytetare/ Shpallet në kërkim Rama, Balluku dhe Balla për vendime anti-shqiptare!

Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të …