Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj lexoi sërish kërkesat e protestës.
E para në listë është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, e cila ndiqet nga krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Më tej kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon së pari dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë. Prej më shumë se tre javësh krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
Kërkojmë ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Prej më shumë se tre javësh kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
Dhe kërkojmë një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë jopartiakë. Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të pa negociueshme. Ne mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë paqësore, deri në realizmin e tyre. Kërkojmë edhe sot një Shqipëri të re.
Gazeta RD