Boçi: Qytetarët kërkojnë largim e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore!

Në një deklaratë nga Korça, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimet politike dhe protestat qytetare, duke i lidhur ato drejtpërdrejt me debatet për reformën territoriale dhe krizën politike në vend.

I pyetur nëse kanë vlerë takimet dhe dëgjesat publike në një kohë kur, sipas tij, ‘qindra mijëra qytetarë janë në shesh duke protestuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama’, Boçi u shpreh se nuk ka asnjë kontradiktë mes protestës dhe procesit të dëgjesave.

Sipas tij, dëgjesat publike përbëjnë një formë të parë të ballafaqimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, të cilin ai e konsideron të munguar ndër vite nga qeverisja. Duke e konsideruar situatën si vazhdimësi të protestës qytetare, Boçi theksoi se edhe opozita është pjesë e këtij reagimi shoqëror.

Deklarata e Luçiano Boçit për gazetarët

Në fakt, ju duket sikur më keni lexuar mendimin, në fakt dua ta parashtroj dhe aty. Ka një lloj nonsensi, por unë gjykoj që çdo fjalë e një qytetari brenda në sallë është një formë e të protestuarit për gjithë ato probleme që po protestojnë sot qytetarët.

Prandaj e kemi stimuluar dhe e mirëpresim fjalën e qytetarëve, sepse kjo qeverisje ka një gjë shmang ballafaqimin me qytetarët. Ky ka qenë në fakt rasti i parë kur them ky, dëgjesa, kjo më saktë, dëgjesa ose ky rast ballafaqimi ka qenë rasti i parë.

Dhe vërtet me zor i kanë përtypur fjalët që kanë thënë qytetarët, sepse fjalët që kanë thënë qytetarët sot janë parulla në shesh, dhe ju e dini shumë mirë. Pra, unë do të thoja që është një formë vazhdimësie e të protestuarit të qytetarëve, por edhe edhe e opozitës.

Tani, këtë e kemi sqaruar dhe është e qartë. Lufta ndaj opozitës përgjatë shumë viteve ka qenë dhe në formën e bërjes së opozitës ndaj opozitës, ndaj PD-së. PD-ja është sulmuar në forma juridike, politike, zgjedhore dhe këto forma janë kaq të lehta.

Ka rryma aty brenda që duan të përfitojnë kapital politik, marrin autoritetin e opozitës dhe gjejnë këtë formë për të lëshuar ndonjë thirrje, ndonjë parrullë që nuk na afekton. E rëndësishme është që të gjithë qytetarët janë aty për një qëllim, për një emërues të përbashkët që është largimi i kësaj qeverie dhe largimi i Ramës.

About Redaksia

Check Also

Revolta qytetare/ Shpallet në kërkim Rama, Balluku dhe Balla për vendime anti-shqiptare!

Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të …