CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Fletë-arresti për Ballukun pritet të rikthehet në Kuvend, Rama do e lëshojë apo do përballet me popullin?

Deputeti i PD, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale, shkruan se, në Kuvend pritet të mbërrijë një tjetër fletë arresti për Belinda Ballukun.

Por këtë herë Edi Rama ose duhet ta lëshojë Ballukun, dhe pastaj të përballet me të, ose ta mbrojë dhe të përballet me popullin që proteston prej 26 ditësh.

Postimi i Balliut

Fletëarresti për Lubin mund të rikthehet dhe Edi Rama do të duhet të marrë një vendim: ta mbrojë sërish apo ta lërë të përballet me drejtësinë.

Nëse e mbron, do të përballet me një reagim të jashtëzakonshëm qytetar. Nëse nuk e mbron, rrezikon që zinxhiri i përgjegjësive të ngjitet deri tek ai, sepse Lubia nuk vepronte e vetme.

Nuk përjashtohet që, ashtu siç u kërkua më parë pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres, të ngrihen kërkesa të ngjashme edhe ndaj Edi Ramës.

Prandaj, le të vazhdojmë mbështetjen për të rinjtë dhe të rejat që sot po protestojnë kundër këtij pushteti.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …