Rama në panik nga protestat, nis gjuetinë e shtrigave ndaj drejtuesve të reagimit qytetar

I gjendur përballë protestave masive të qytetarëve shqiptare që vijojnë prej tashmë 26 ditësh, Rama ka urdhëruar policinë që të hetojë drejtuesit e marshimeve në Tiranë.

Policia informon se ka proceduar penalisht 11 shtetas duke i akuzuar për veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Sipas njoftimit personat e proceduar penalisht janë ata që kanë orientuar dhe zhvilluar tubimet në datat 22 dhe 23 qershor 2026.

Rama i frikësuar nga reagimi masiv qytetar po angazhon strukturat e policisë për të trembur protestuesit dhe për të përçarë protestën qytetare.

Njoftimi i policise

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

Pasi përzuri shqiptarët, Rama mbush tregun me të huaj! Rekord punësimi

Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë …