Reagon djali i Tahir Sinanit: Kur babai im luftonte me plumbat, Taulant Balla paloste milionat!

“Kur babai im luftonte me plumbin, Taulant Balla luftonte si të paloste milionat bashkë me ata të tjerët që përfaqësojnë të ashtuquajturin parlament shqiptar. Ky është Taulant Balla!” Ky është reagimi i djalit të Heroit të Kombit Tahir Sinani, ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së.

Rezart Sinanaj reagoi mjaft ashpër ndaj dokumentit të publikuar nga Taulant Balla, në përpjekje për të njollosur Dritan Goxhajn nxori një letër pjesëtarësh të UÇK-së që kishin marrë pagesa duke i quajtur mercenarë. Në listë krahas emrit të Goxhajt figuron edhe Tahir Sinani, komandant i UÇK-së dhe hero i Kosovës

“Nëse do të dijë më tepër ka ku të interesohet”, tha Rezart Sinanaj më tej në intervistën për gazetarin Gurjan Doçi.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se …