Revolta qytetare kundër qeverisë ka mbërrin sot në një tjetër pikë kulmore.
Në ditën e 28-të radhazi të tubimeve në Tiranë, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha qytetet dhe diaspora.
Protestuesit janë mblidhur në sheshin Skënderbej me thirrje kundër Ramës.
Disa nga thirrjhet e p[rotestuesve janë; “Rama jep dorëhqjen”, “Edi Rama o tradhëtar me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Revolucion”, etj.
Një tjetër thirrje në kor ishte “Poshtë patronazhistët”.
Sipas skenarit të parashikuar, pasi të grumbullohen në qendër të kryeqytetit, qytetarët do të nisin një marshim masiv drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.
Ashtu si në ditët e kaluara, kërkesat kryesore të tubimit mbeten të qarta dhe të prera: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, si dhe barazia e plotë përpara ligjit.
Gazeta RD