Dy fjalë për moderimin e protestës dhe integritetin e “mikrofonit”!

Nga Iva V.GRILLO

Sot pata rastin që midis folësve të tjerë të ndjek live fjalimin e aktorit të mirënjohur dhe aktivistit të palodhur, Mehdi Malkaj në protestën e përnatshme.
Si gjithnjë fjalët e tij të ndjera u përshkruan nga një fill i qartë atdhedashurie, thirrjeje për qëndresë dhe akuze të drejtëpërdrejtë ndaj regjimit Rama.
Mendoj se mjeshtri Malkaj duke mos qënë rishtar në as profesionin e aktorit, e as në pozicionin e aktivistit e di mirë vlerën e mesazhit që ka vendosur të japë…duke zgjedhur fjalën, kohën e kuvendin…kur i thonë.
Por duket se moderatorët e protestës apo mbajtësit e mikrofonit nuk mendojnë kështu…sepse pa u larguar mirë mjeshtri Malkaj, vendosin t’i vënë vulën fjalimit të tij duke e shoqëruar zbritjen e tij nga podiumi me thirrje që mjeshtri as nuk i bëri dhe ndoshta as i ka menduar.
Thirrjet kundër regjimit Rama shoqëruar vend e pa vend me thirrjet jakobine kundër kryetarit të opozitës (i cili gjithsesi ka dekada larg nga pushteti e plot vite që është nën lupën e drejtësisë së re, deri tani pa ndonjë rezultat të dukshëm) në mendimin tim gatuajnë një çorbë relativizuese që mban vetëm një erë: atë të manipulimit të opinionit dhe të lirimit të darës që duhet të qëndrojë shtrënguar rreth pushtetit.
Të njëjtën erë e ndjesi të japin edhe skuadriljet e rijoshave që enden me thirrje të tilla nëpër turmën e protestuesve, duke dashur t’i imponohen atyre me mesazhet e veta.
Pa u futur në detaje se kujt mund t’i interesojë ky diversion sepse besoj se përfituesit janë tashmë të qartë, po i kthehem edhe një herë moderimit dhe integritetit në përdorimin e mikrofonit në tubime të tilla.
Është jo vetëm një mungesë respekti, por edhe një shpërdorim i plotë i besimit të folësve, nëse atyre u vihen në gojë si refren apo garniturë, mendime, thirrje apo edhe zbukurime që ata nuk i kanë thënë.
Kjo vlen jo vetëm për mjeshtrin Malkaj, fjala e të cilit nuk ka nevojë për asnjë garniturë, por edhe për folësin më të zakonshëm që vendos të vërë fytyrën e zërin përpara popullit të vet … në mirëbesim.
Integriteti i çdokujt dallohet shumë nga mënyra e sjelljes kur i jepet një lloj pushteti.
Sot një “mikrofon” kërkon të imponojë e intimidojë… po nesër, nëse posedohet një medium më i fuqishëm se sa një “copë mikrofon”, çfarë mund të presim?! Dy fjalë për moderimin e protestës dhe integritetin e “mikrofonit”!
Sot pata rastin që midis folësve të tjerë të ndjek live fjalimin e aktorit të mirënjohur dhe aktivistit të palodhur, Mehdi Malkaj në protestën e përnatshme.
Si gjithnjë fjalët e tij të ndjera u përshkruan nga një fill i qartë atdhedashurie, thirrjeje për qëndresë dhe akuze të drejtëpërdrejtë ndaj regjimit Rama.
Mendoj se mjeshtri Malkaj duke mos qënë rishtar në as profesionin e aktorit, e as në pozicionin e aktivistit e di mirë vlerën e mesazhit që ka vendosur të japë…duke zgjedhur fjalën, kohën e kuvendin…kur i thonë.
Por duket se moderatorët e protestës apo mbajtësit e mikrofonit nuk mendojnë kështu…sepse pa u larguar mirë mjeshtri Malkaj, vendosin t’i vënë vulën fjalimit të tij duke e shoqëruar zbritjen e tij nga podiumi me thirrje që mjeshtri as nuk i bëri dhe ndoshta as i ka menduar.
Thirrjet kundër regjimit Rama shoqëruar vend e pa vend me thirrjet jakobine kundër kryetarit të opozitës (i cili gjithsesi ka dekada larg nga pushteti e plot vite që është nën lupën e drejtësisë së re, deri tani pa ndonjë rezultat të dukshëm) në mendimin tim gatuajnë një çorbë relativizuese që mban vetëm një erë: atë të manipulimit të opinionit dhe të lirimit të darës që duhet të qëndrojë shtrënguar rreth pushtetit.
Të njëjtën erë e ndjesi të japin edhe skuadriljet e rijoshave që enden me thirrje të tilla nëpër turmën e protestuesve, duke dashur t’i imponohen atyre me mesazhet e veta.
Pa u futur në detaje se kujt mund t’i interesojë ky diversion sepse besoj se përfituesit janë tashmë të qartë, po i kthehem edhe një herë moderimit dhe integritetit në përdorimin e mikrofonit në tubime të tilla.
Është jo vetëm një mungesë respekti, por edhe një shpërdorim i plotë i besimit të folësve, nëse atyre u vihen në gojë si refren apo garniturë, mendime, thirrje apo edhe zbukurime që ata nuk i kanë thënë.
Kjo vlen jo vetëm për mjeshtrin Malkaj, fjala e të cilit nuk ka nevojë për asnjë garniturë, por edhe për folësin më të zakonshëm që vendos të vërë fytyrën e zërin përpara popullit të vet … në mirëbesim.
Integriteti i çdokujt dallohet shumë nga mënyra e sjelljes kur i jepet një lloj pushteti.
Sot një “mikrofon” kërkon të imponojë e intimidojë… po nesër, nëse posedohet një medium më i fuqishëm se sa një “copë mikrofon”, çfarë mund të presim?!

About Redaksia

Check Also

Ik te Bibi, shpëto lëkurën!

Nga Bislim AHMETAJ Për gati 30 vjet ka monologuar, ka ushtruar pushtet absolut dhe e …