Përralla dështake e integrimit gjeopolitik dhe 20 pyetje për të “shkretët” që e besojnë!

Nga Petrit VASILI

Si në çdo rast kur Edi Rama është në hall, shpiket një përrallë propagandistike dhe pompohet fort me ushtrinë e medieve të blera prej tij.

Tani përralla më e fundit është integrimi gjeopolitik, pra Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE-së jo se e meritojmë, por se jemi në një vend ku gjeografia do të na ndihmojë shumë, pavarësisht se nuk e meritojmë.

Po pse është kaq e trashë dhe vulgare një përrallë e tillë?

Faktet pa fund na vijnë për ndihmë.

Gjeografikisht, a kemi qenë përjetësisht këtu ku jemi?

Po përse, kur kjo gjeografia jonë gjeopolitike është kaq shumë e çmuar për Europën, kemi 35 vjet që ecim me hapin e breshkës dhe nuk jemi vend anëtar i BE-së?

Po përse u deshën dhjetë vjet që të hapen kapitujt që nga viti 2016, kur është marrë rekomandimi i parë për hapjen e negociatave?

Përse harrohet se edhe rekomandimi i vitit 2016 u mor vetëm për hir të votimit me 140 vota të reformës në drejtësi, votim që ishte aksion politik i Metës dhe jo për shkak të Ramës?

Po përse, ndryshe nga anëtarësimi që për shkak vetëm të Ramës ecën si breshka, liberalizimi i vizave u mor 15 vjet më parë, por të mos harrojmë se atëherë në pushtet ishte opozita e sotme?

Po përse anëtarësimi në NATO, një aksion madhor politik, ndodhi 18 vjet më parë, por jo me Ramën në pushtet?

Po përse i bihet daulles idiote të integrimit gjeopolitik, kur dihet që Rama e ka zhvlerësuar totalisht pozicionin gjeopolitik me asgjësimin de facto të Portit të Durrësit dhe korridoreve rrugore që lidhen me të?

Po përse bëjnë si idiotë të dobishëm dhe flasin për integrim gjeopolitik, ndërkohë që anëtarësimi i Malit të Zi është te pragu i derës dhe Serbia është në një pozicion që i duhet Europës shumë më shumë se ne?

Po a nuk ka Europa akses të plotë në Shqipëri për çdo gjë përmes NATO-s, shërbimeve inteligjente, Këshillit të Europës dhe mjaft organizmave europiane?

Po a ka akses gjeopolitik të plotë Europa në Ballkanin Perëndimor përmes Kroacisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Greqisë?

A nuk është e qartë që Shqipëria, me qeverisjen mizerabël të Ramës, e ka zhbërë edhe njëfarë roli gjeopolitik që mund të kishte?

A nuk ka qenë Rama që me Ballkanin e Hapur luftoi hapur kundër integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe kundër Procesit të Berlinit?

A nuk ka folur Rama hapur kundër Europës dhe e ka shantazhuar atë, duke guxuar të ngrejë lart Kinën dhe Rusinë?

A nuk ka qenë Rama që ka deklaruar idenë e gjysmëanëtarësimit të Shqipërisë pa të drejta të plota?

A është ngritur në këmbë Parlamenti Europian, nga ku lind edhe BE-ja, kundër veprimeve të Ramës me rezoluta të njëpasnjëshme të votuara me mbi 80% të votave?

A ka folur publikisht dhe qartë BE-ja për anëtarësim të Shqipërisë vetëm përmes meritës dhe realisht po e bën këtë?

A është quajtur Shqipëria narkoshtet, lavatriçe e pastrimit të parasë dhe vendi më i korruptuar i Europës?

A pranohet në BE një vend që nuk bën zgjedhje të lira, por qeveria i vjedh?

A është në Shqipëria, në Raport-Progreset e Europës dhe të Departamentit të Shtetit, një vend me probleme shumë, shumë të rënda, nga narkotrafiku deri te asgjësimi i shtetit ligjor?

A e harruat se sa dhjetëra probleme ka vënë si kushte për Shqipërinë IBAR-i tani së fundi, në të kundërt të qëndrimit ultrapozitiv për Malin e Zi?

Logjika e gjërave është kaq e qartë: po të ishte kaq e vyer, unike dhe e pazëvendësueshme gjeopolitika e Shqipërisë, kjo do të kishte ndodhur, por ja që s’ka ndodhur.

Edhe atë pozicion gjeopolitik, që mund të kishim, Rama e ka shitur në Lindje, ndaj edhe e ka zhvlerësuar tërësisht edhe si oportunitet.

Ndaj përralla e integrimit gjeopolitik, që vjen nga lart si dhuratë dhe kjo ndodh vetëm me Edi Ramën, sigurisht i shërben vetëm këtij të fundit dhe karriges së tij, por kush e beson ose është totalisht budalla, ose, më keq akoma, është i shantazhuar prej Ramës ose pret ndonjë kockë prej tij.

About Redaksia

Check Also

Bardhi thirrje SPAK: Kërkoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme …