Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë ministres, qytetarët i gjuajnë me vezë

Situata është tensionuar para Parlamentit ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët kanë shtyrë protestuesit për t’i hapur rrugë automjetit të një prej anëtarëve të qeverisë, konkretisht zv kryeministres Albana Koçiut.

Gjatë momentit të kalimit të automjetit, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të makinës.

Kjo situatë përsëritet sa herë makinat e ministrave dalin nga godina e Parlamentit, duke i gjuajtur me vezë dhe shishe uji.

protesta

 

About Redaksia

Check Also

Emigranti: Nesër ky do të largohet, por duhet të hetohet dhe t’i sekuestrohet e gjithë pasuria!

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia ka mbajtur fjalën e tij në ditën e …