Bardhi: Edi Rama e ka menduar dorëheqjen, por nuk mund ta japë sepse është peng i krimit!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se sado manipulator të jetë, kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore.

Bardhi shkruan se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen, porse nuk mund ta japë atë për shkak se është i marrë peng nga vetë sistemi që vetë ka ndërtuar.

Reagimi

Sado manipulator, Edi Rama e di që nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Ai është peng i tyre. Unë besoj se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen. Por nuk mund ta japë, sepse nuk është më një njeri i lirë. Ai është peng i sistemit që vetë ka ndërtuar. Është peng i interesave që vetë ka ushqyer për 13 vjet.

Edi Ramën nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer. Borxhe që i shlyen duke shitur copa të Shqipërisë. Borxhe që i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura për beton. Borxhe që i shlyen duke ndryshuar ligje për t’u shërbyer klientëve të tij financiarë dhe trafikantëve të drogës. Borxhe që i shlyen duke vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama përdori dhunë shtazore ndaj protestuesve, skenat të rikujtojnë atë që ndodhi në Zvërnec

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Zoti Berisha, duke u ndalur tek protesta, dhe duke qenë se …