Dy sindikatat e arsimit bashkë në tubim: Nesër para Kryeministrisë dhe Ministria e Arsimit

Dy sindikatat e arsimit janë bërë bashkë për të përkrahur studentët në protestën kombëtare të shtunën në orën 11 para Kryeministrisë dhe më pas te Ministria e Arsimit.

‘Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, SPASH shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj për protestën e së shtunës, duke qëndruar në krah të nxënësve, studentëve dhe pedagogëve në mbrojtje të të drejtave të tyre’, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Të njëjtën mbështetje ka ofruar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar, SBASH, e cila thekson se sulmi ndaj mësuesit është sulm ndaj arsimit dhe së ardhmes së vendit, ndaj për këtë arsye, sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive.

DEKLARATË E SPASH

Në mbështetje të Protestës së Studentëve – 24 Tetor 2026, ora 11:00, përballë Kryeministrisë

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj për protestën e së shtunës, duke qëndruar në krah të nxënësve, studentëve dhe pedagogëve në mbrojtje të të drejtave të tyre.

SPASH beson se zëri i komunitetit arsimor duhet dëgjuar dhe respektuar. Ne jemi përkrah çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e arsimit, dinjitetin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

SPASH do të jetë pjesë e protestës së datës 24 tetor 2026, duke nisur në orën 11:00, përballë Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, do t’u bashkohemi studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kërkesat e tyre.

Solidaritet me nxënësit, studentët dhe pedagogët!

DEKLARATA E SBASH

#SBASH, Sbash Alb Sbash, SBASH dega KAVAJË qëndron në krah të mësuesve shqiptarë, për dinjitetin, respektin dhe vlerësimin që meritojnë. Sulmi ndaj mësuesit është sulm ndaj arsimit dhe së ardhmes së vendit.

Shprehim solidaritet të plotë me #studentët në protestën kombëtare dhe me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (#SPUSH). Sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive.

Ftoj te gjithe mesuesit ti bashkohen protestes!

Shpernajeni sa me shume te mundni qe te shkoje njoftimi tek cdo mesues.

About Redaksia

Check Also

“S’jam dënuar asnjëherë”, protestuesi Ali Bruçi përgënjeshtron Ramën: Do ta ndjek ligjërisht!

Protestuesi Ali Bruçi ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka …