Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe mbështet fuqishëm PD-në.

“Kurrë ndonjëherë një raport i tillë nuk është votuar në një organizatë kaq prestigjioze, kaq të rëndësishme siç është PPE.

Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira.

Pra, kemi të bëjmë me një raport si asnjë tjetër më parë.

Unë e di që Edi Rama bën gjithçka ta censurojë, por unë ftoj mediat, ftoj qytetarët shqiptarë ta lexojnë atë raport për të parë se cili është qëndrimi i PPE, parti e cila de facto me qeveritë në pushtet, qeveris Evropën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin …