Armata e mbi gjysëm milionë shqiptarëve të opozitës të zbresë në sheshin e betejës

“RD”

Koha është tani.

Kauza e rrëzimit të regjimit për të cilin demokratët kanë luftuar përgjatë këtyre 13 viteve të fundit kërkon marrjen e përgjegjësive për betejën finale.

Demokratët janë në shesh, janë në betejë, por tashmë ajo duhet të jetë e strukturuar dhe e mirëorganizuar. Sot ka ndodhur një nga përplasjet më të forta me regjimin.

Ata qindra protestues luftuan sot përpara Parlamentit si 300 spartanët dhe kanë tmerruar regjimin. Të vendosur, guximtarë dhe të gatshëm për cdo lloj sakrifice, ata i dhanë vendit një shebull se si njerëzit e lirë nuk nënshtrohet përpara aparatit të dhunës së bandave të regjimit.

Ka momente që ti bën historinë, ka momente që historia të thërret në skenë dhe nëse momenti ikën, atëhere koha të nxjerr jashtë kohe.

Koha thërret sot opozitën e mbi gjysëm milionë shqiptarëve të zbresë në sheshin e betejës për ti dhënë goditjen finale kreut të një regjimi kriminal duke u bashkuar me ata mijëra protestues të tjerë që prej 33 ditësh janë kthyer në simbol të rezistencës.

Nuk ka kalkulime, Burokracia politike dhe institucionale sot është vetëvrasje politike përpara një populli që është në shesh.  Braktisni gjithcka sepse sot opozita e gjysëm milionë shqiptarëve duhet të ketë vetëm një axhendë, të zbresë dhe të luftojë në sheshin e betejës.

About Krye Redaktor

Check Also

Dhuna policore bën xhiron e botës, Rama paralajmëron terror…

Dhuna barbare e narkopolicisë ndaj protestuesve paqësorë sot po bën xhiron e medieve më të …