Bardhi: Frika e Edi Ramës nuk mund të justifikojë provokimin e dhunës!

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj dhunës policore kundër protestuesve paqësore.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, policia duhet të ndalë menjëherë tërbimin!

“Skenat e dhunës që po prodhon në këtë moment janë tronditëse, të papranueshme, papanevojshme. Frika e Edi Ramës nuk mund të justifikojë provokimin e dhunës! Skena të tilla janë të denja vetëm për regjimet totalitare”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit nisen drejt Komisariatit nr.1: Lironi çunat!

Protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në vijim të protestës së 110-të. Gjatë …