“La Libre”: Rama gjithnjë e më i izoluar, protestat trondisin regjimin në Shqipëri

Gazeta belge “La Libre” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke pohuar se protestat po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe se “Revolucioni i Flamingove” po sfidon qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas medias belge, në protesta po marrin pjesë kryesisht të rinj, ndërsa edhe diaspora shqiptare është bashkuar me mobilizimet, si brenda vendit ashtu edhe në disa shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.

Artikulli thekson se Edi Rama është në një pozicion më të dobët politik dhe se reagimi i tij ndaj protestave është shoqëruar me akuza për ndërhyrje të huaja dhe sulme ndaj kritikëve.

La Libre shkruan gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë po shfaqin shqetësime në rritje për gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa citon edhe shkrimtarin Fatos Lubonja, sipas të cilit mbështetja ndërkombëtare ka qenë “sigurimi politik i jetës” për kryeministrin.

Gazeta belge përfundon se Rama po përballet me izolim në rritje dhe tensione edhe brenda Partisë Socialiste.

About Redaksia

Check Also

Video/ Protestuesit kundërpërgjigjen, thyejnë xhamat e makinave të policisë!

Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke …