Përplasjet te Kuvendi, mbi 20 të ndaluar, avokati: Do kallëzojmë në SPAK gjithë zinxhirin urdhërues

Mbi 20 protestues janë ndaluar për shkak të tensioneve të ndodhura në protestën e mbajtur para Kuvendit, ata po qendrojnë në komisariatet nr 1, 3 dhe 4 në kryeqytet.

Avokati Alban Duraj, në një prononcim për mediat nga komisariati nr.4 u shpreh se 13 vite kjo qeveri e oligarkëve, më në fund arriti pika finale ku revolta u kthye në rrezik.

“Protestuesit ishin në të drejtën e tyre për të protestuar, e drejtë e njohur nga Kushtetutat dhe Konventat e ratifikuara nga vendi ynë. Kanë kaluar 5 orë nga e drejta e policisë për t’i marrë në pyetje dhe nuk janë liruar. I bëj thirrje të lirohen në mënyrë të menjëhershme ndryshe janë para faktit të shpërdorimit te detyrës. Ndryshe po përgatisim kallëzim penal në SPAK që të mbajë përgjegjësi gjithë zinxhiri urdhërues” – u shpreh Duraj.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Ramës i ka mbetur vetëm të fshihet pas brekëve të policëve…

Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas dhunës se policisë ndaj qytetarëve protestues. …