Protestuesit nuk ndalin revoltën para Parlamentit: Arresto Ballukun!

Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër emër i mazhorancës, Belinda Balluku, e cila është e akuzuar nga SPAK.

Pas sulmeve me miell e vezë ndaj deputetëve, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme në kor, duke kërkuar pranga për ish-zëvendëskryeministren.

“Arresto Ballukun! Arresto Ballukun!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar fuqishëm në perimetrin e blinduar të Kuvendit, duke shtuar dozën e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …