Teksa qytetarët prej një muaji kanë dalë në protestë, për shkak të pakënaqësisë ndaj qeverisjes socialiste, zërat brenda PS për kërkesë llogarie sa vijnë dhe shtohen.
Pas kritikave nga deputetët brenda radhëve të PS, që kulmoi me largimin e socialistes Marjana Koçeku, tashmë edhe anëtarësia po kërkon që kjo forcë politikë të mbahet përgjegjëse mbi atë se çfarë po ndodh me qytetarët në protestën e 34 që mbahet sot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video të një anëtare të PS, e cila kërkon që partia në të cilën aderon të dalë dhe të sqarojë popullin dhe të mbajë përgjegjësi për premtimet që PS u ka bërë qytetarëve përgjatë fushatave elektorale.
Në video-mesazhin e anëtares së re, thuhet se është e turpshme ajo që po ndodh me qytetarët në sheshin përballë godinës së qeverisë.
“Duke parë çdo ditë atë protestë masive, është ëndërr e çdo politikani të çdo partie të ketë një fushatë të tillë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e anëtares së PS.
Gazeta RD