Lubonja: Shteti i kapur nga krimi! Rama, inspiruesi i dhunës policore ndaj protestuesve!

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestën e qytetarëve dhe aktivistëve një ditë më parë para parlamentit, ku Policia ushtroi dhunë me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe topa uji, duke shoqëruar edhe të paktën 20 prej tyre me forcë.

Ai e dënoi këtë dhunë policore dhe shtetërore, duke bërë përgjegjës Ramën, i cili sipas tij, është inspiruesi i dhunës policore ndaj protestuesve.

Lubonja, vuri në dukje standardin që po ndiqet, ku qytetarët arrestohen pse hedhin vezë, ndërsa kryeministri dhe qeveritarët nuk pësojnë asgjë edhe pse sipas tij, akuzohen për korrupsion.

“Shtet i kapur nga krimi, prova është dosja “Aruba”. Një shtet që drejtohet nga kriminelë. Protestat kanë kërkuar një revolucion paqësor dhe protestuesit qëlluan vetëm me vezë dhe hajde se mund t’i procedosh por jo t’i tërheqësh zvarrë. Por pse nuk vepron policia dhe drejtësia ndaj atyre që grabisin pronat, pse nuk vepron drejtësia ndaj Edi Ramës që e tha vetë se jam unë kumbari. Pse nuk i arrestojnë. A mos populli do zemërohet aq shumë sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Apo me indiferencën e tyre do e qetësojnë dhe do vazhdojnë të vjedhin dhe të grabisin, këtë nuk e dimë, do ta shohim”, tha ai mes të tjerash në fjalën e tij, teksa ishte i ftuar në një lidhje direkte me News24.

About Redaksia

Check Also

Socialistja: E zhgënjyer me PS: E turpshme ajo që po ndodh me qytetarët!

Teksa qytetarët prej një muaji kanë dalë në protestë, për shkak të pakënaqësisë ndaj qeverisjes …