Një zonjë e moshuar u shpreh se, Rama edhe blen votat, edhe krenohet me votat e vjedhura, gjë e cila është turp.
Më pas i bëri thirrje të gjithë të moshuarve që të ngrihen sepse Rama i dhuroi vetëm një lëmoshë 50 mijë lek bonus.
E moshuara: Unë jam një te mosha e vjetër, kemi rindërtuar Shqipërinë. Është brezi që duhet të ngrihet. U shkatërrua Shqipëria. Ky që thotë votat, më kanë dhënë kaq, i ka vjedhur. Kam qenë vëzhgues në kohën e monizmit. Kemi qenë në votime, 1 s’ka votuar, e internuan të nesërmen. Por jo t’i blesh edhe të krenohesh. Është turp. Çohuni more pleq. I dhuroi një lëmoshë. Nuk jam keq ekonomikisht. Por më vjen keq për sakrificën që kam bërë në rini. Kemi punuar, të çohemi sa s’është vonë.
Gazeta RD