Berisha: Përshëndes dërgimin e Librit të Kuq në SPAK nga protestuesit, edhe PD po bën gati aktpadinë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, përshëndet dërgimin e Librit të Kuq në SPAK nga protestuesit.
Berisha theksoi se, edhe Partia Demokratike po bën gati aktpadinë.

Berisha: Por, përveç këtyre, libri i kuq i Edi Ramës, Dosja sekrete Shqiptare, ka edhe pronat e grabitura nga Edi Rama apo vëllai i tij dhe nëna e tij e ndjerë.
Në Librin e Kuq kanioni i Gjipesë me mbrojtje të shkallës më të lartë, njëri nga 20 kanionet më të çmuara në planet, i kanë vu samarin sipër, hotelin e Edi Ramës që kalon nga njëri breg në bregun tjetër.
Dhe që ka pasur paturpësinë të më padisë kur unë e paraqita këtu para jush 1 vit e gjysmë më parë, dhe që tregonte se arkitekti holandez Maas ishte aty.
Mbase dikush e kishte kompozuar fotografinë, por unë paraqita atë foto. Aty nuk është risia se është Maas në plazhin e Gjipesë, por se është hoteli që kalon si samar nga një breg në bregun tjetër të kanionit.
Tani që ai ka çuar në gjyq, tani del libri i kuq që fakton atë që unë kam paraqitur para publikut.
Pra, të dashur miq, ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë të 35 viteve të fundit.
Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës.
I garantoj se PD po e studion dhe do paraqesë aktpadinë tjetër po për këtë libër në SPAK.
Dhe kjo edhe njëherë për ne konsiderohet dosja më kriminale.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do i përmbahet motos së ripërtëritjes, javën tjetër mblidhet Këshilli Kombëtar për organigramën drejtuese

Anesti Barjamemaj, A2CNN: Zoti Berisha, të ndalemi pak te dy fundet e dy përgjigjeve tuaja. …