Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur para gazetarëve për akuzat qe ka bërë kreu i qeverisë për ndërhyrjet në protesta tha se, Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje, populli i ka prerë biletën.
Berisha: Gjithashtu dua të dënoj me forcën më të madhe akuzat që Edi Rama bën për ndërhyrje të vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë, Kosovës, duke krijuar kështu një klimë jomiqësore me këto vende, me të cilat Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira dhe ndan shkëmbimet më intensive.
Është në natyrën e njeriut të inkriminuar, në natyrën e diktatorëve mbi shpatullat e të cilëve rëndojnë krimet e rënda të fajësojnë gjithë botën dhe të mos njohin asnjë përgjegjësi për veten e tyre.
Por, populli i ka prerë biletën.
Kjo është e vërteta.
Gazeta RD