4.2 milion euro për Kanye West, Bardhi: Rama duhet të përgjigjet penalisht! Të hënën kallëzim penal në SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për fondin prej 4.2 milionë eurosh të akorduar për koncertin e Kanye West, duke e cilësuar si abuzim me paratë publike.

Në një postim në Facebook, Bardhi deklaroi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka përdorur standarde të dyfishta, duke kujtuar kritikat që Rama kishte bërë kur ishte në opozitë për shpenzime publike për evente të tjera.

Ai njoftoi gjithashtu se Grupi Parlamentar i PD-së do të depozitojë të hënën një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhja, duke kërkuar që ata të japin llogari për përdorimin e këtyre fondeve.

Reagimi

Kur Edi Rama ishte në opozitë denonconte tre evente publike, të organizuara për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, me vlerë 1 milionë euro, duke i cilësuar si abuzim me ligjin dhe një opurtunitet korrupsioni. I njëjti Edi Rama, 14 vite më pas, miraton një fond 4.2 milionë euro për një koncert privat, pa asnjë procedurë, në shkelje flagrante të ligjit, me fondet që duhet të përdoren vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore apo masave të jashtëzakonshme.

Me standardin që ka vendosur vetë ai, Edi Rama duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin me 4.2 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Prandaj, ditën e hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë kallëzim penal në Prokurorinë e Posacme (SPAK) kundër Edi Ramës dhe Blendi Gonxhja, të cilët duhet të japin llogari para ligjit dhe qytetarëve për abuzimin flagrant me paratë e shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

“Albanian Files”, Rama i dhuron Kanye West librin ku ka ndarë Shqipërinë si çiflig personal!

Edi Rama ka pritur në një takim në kryeminsitri, reperin amerikan Kanye West, të cilit …