Nëse ky skenar materializohet, Ulsi Manja duhet t’u përgjigjet publikisht disa pyetjeve të drejtpërdrejta:
A po zhvillon Komisioni i Ligjeve një proces real, transparent dhe të paanshëm, apo vetëm po formalizon një marrëveshje politike të marrë më parë?

Kush ia ka dhënë politikës të drejtën të përcaktojë paraprakisht edhe nënkryetarin e KPP-së, kur ligji ia njeh këtë kompetencë vetë anëtarëve të Komisionit?
Ligji parashikon se Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët, ndërsa nënkryetari zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve në mbledhjen e parë të KPP-së. Pra, çdo marrëveshje paraprake politike për këtë funksion do ta kthente votimin e anëtarëve në një teatër institucional.
Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ që kontrollon ligjshmërinë e tenderave. Ai nuk mund të trajtohet si plaçkë pushteti, as si zgjatim i Ministrisë së Infrastrukturës, i Komisionit të Ligjeve apo i ndonjë grupi politik.
Ulsi Manja dhe Belinda Balluku duhet të deklarojnë publikisht nëse kanë ndërhyrë ose jo në këtë proces. Heshtja, përballë një skenari kaq konkret, vetëm sa i forcon dyshimet./Timoni.al
Gazeta RD