Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur në mënyrë antikushtetuese fondin rezervë të qeverisë për koncertin e Kanye West.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se paratë e emergjencave nuk mund të përdoren për aktivitete private dhe e cilësoi vendimin si “krim kushtetues”.
Berisha: Të dashur miq, në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri-tjetrin.
Në mënyrë të papritur, antikushtetuese, absolutisht antikushtetuese, Edi Rama merr nga fondi rezervë i qeverisë, krijimi i të cilit bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së
Shqipërisë, dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorur për emergjence, urgjenca dhe raste tepër të veçantë, këtë fond Edi Rama e ndan me Kanye West, një këngëtar i mirënjohur, vetëm e vetëm për lobingje të tij.
Ky është një krim antikushtetues.
Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast, një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi apo paratë e rezervës së Këshillit të Ministrave.
Këtë e bën vetëm ai që nuk pyet për Kushtetutë.
Vetëm ai që nuk ka asnjë interes të shtetit ligjor apo interes kombëtar.
Ka vetëm interesa personale.
Me një grusht servilësh të inkriminuar ministra, të cilët nuk duhet të pranonin kurrë të bëheshin bashkëautorë në këtë krim, por të dashur qytetarë u rikujtoj se ky, po në një akt totalisht antikushtetues, antiligjor, në një krim të shëmtuar pagoi në maj të vitit 2025, 7 milionë euro organizatës private Giro D’Italia, për të zhvilluar garën në Shqipëri në mënyrë që të ndihmojë në zgjedhje Edi Ramën.
Me këtë dua të them se përsëri se ky është një padrino, një Ramaduro që nuk njeh ligj as Kushtetutë të këtij vendi përveç kontove bankare dhe interesave të tij.
Gazeta RD