Rama e pranon se e ndërseu kreun e policis për të kapur “yjet” e humbura të Gjergj Lucës

Shumëkush u habit kur pa Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në një koferencë shtypi, jo në ndonjë deklaratë për luftën ndaj kateleve të drogës, jo për luftën ndaj korrupsionit, jo për kapjen e ndonjë krimineli të shumëkërkuar, por ai njoftoi se do të nisë një aksion për kapjen e yjeve të humbura të shokut të Edi Ramës, Gjergj Luca.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe porositësi ka dalë vetë në shesh, është bash kryeministri i vendit, Edi Rama.

Kryeministri i vendit, të cilit i kërkohet të angazhojë strukturat e shtetit për të luftuar kartelet e drogës dhe korrupsionin nga çdo agjenci partnere ndërkombëtare dhe policia e tij vetëm dekonspiron. Në vend që të merret me këto, ai urdhëron drejtorin e policisë të nisë beteja donkishoteske me komentuesit online që bëjnë “rewie” për restorantin e mikut të tij, të cilit i ka dhuruar edhe prona publike për biznes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Edi Rama ka marrë përsipër aksionin “review”.

Ai i cilëson “review” si një sulm i orkestruar dhe i padëgjuar kriminal mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me dhunë ‘yjet’ e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve, që do t’u rikthehen.

Sipas tij, ky akt përbën një blozë të terrorit digjital të ushtruar prej pengmarrëse të protestës.

“Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona kërkuan ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga BLOZA E TERRORIT DIGJITAL të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një SULM TË PADËGJUAR KRIMINAL mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me DHUNË yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve

Pra, logjika e hurit dhe drurit që i ka dhënë protestës ngjyrën e sorrave e zërin e korbave: Nuk duam investorë të huaj, nuk duam biznese vendase, duam litar, burg, zjarr – tip naziskinësh me qeleshe e komunistash me flamur në qafë, laro e balo të duartrokitur me pasion nga dështakëzemërakë të rënë nga vakti, plot urrejtje, ligësi e mediokritet të pangushëllueshëm.

Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”,-shkruan Rama.

About Redaksia

Check Also

Mesazhet/ Si i detyron qeveria nxënësit, administratën e bizneset të shkojnë në koncertin e Kanye West

Ajo që po ndodh me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë po kalon …