Reforma territoriale 2014 i hapi rrugën pushtimit të qeverisjes vendore dhe manipulimit të zgjedhjeve

Nga Genti Hamzaraj – Sekretar për pushtetin vendor, PD Vlorë

Reforma administrativo territoriale e vitit 2014/15 ka dëshmuar tashmë se nuk ka prodhuar asnjë rezultat pozitiv për qeverisjen vendore dhe qytetarët. Ajo i hapi rrugën pushtimit të qeverisjes vendore dhe manipulimit e zgjedhjeve lokale e qëndrore.

Nëpërmjet kësaj reforme, u reduktua numri i njësive të qeverisjes vendore në rrethin e Vlorës nga 13 Bashki e Komuna në vetëm 3 Bashki në total që janë: Bashkia Vlorë, Bashkia Selenicë dhe Bashkia Himarë.

Si rrjedhojë, në këto zona u shfaqën menjëherë probleme të shumta strukturore. Çfarë nuk ka funksionuar (ose ka funksionuar pjesërisht) dhe cilat janë pesë sfidat strukturore që kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejtë në reformën e vitit 2026:

1️⃣ 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜ë𝐬 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫–𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞
Zgjerimi territorial dhe përqendrimi i funksioneve në qendër rriti vështirësinë e aksesit për komunitetet periferike/rurale dhe kufizoi përfshirjen reale të tyre në proceset vendimmarrëse.

2️⃣ 𝐃𝐨𝐛ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐭ë 𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞
Njësitë administrative, në shumë raste, funksionojnë si pika shërbimesh rutinë pa kompetenca reale, burime të dedikuara dhe rol ndikues në planifikim/investime—duke mos realizuar rolin e “urës” me komunitetin.

3️⃣ 𝐏𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞
Konsultimet zhvillohen por shpesh vonë, me informacion teknik, me pjesëmarrje të kufizuar dhe pa mekanizma të qartë feedback-u se si reflektohen sugjerimet në vendimet finale.

4️⃣ 𝐏𝐚𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐧ë 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞
Ka tendencë të përqendrimit të investimeve në qendra urbane dhe brenda bashkive në zona qendrore; komunitetet periferike raportojnë përfitime më të pakta dhe ndjesi margjinalizimi.

5️⃣ 𝐊𝐚𝐩𝐚𝐜𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐛𝐚𝐫𝐚𝐛𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐟𝐢𝐬𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞
Disa bashki kanë bazë më të fortë të ardhurash dhe staf të specializuar; të tjerat mbeten të varura nga transfertat qendrore dhe me vështirësi serioze në projektim/menaxhim—duke prodhuar shërbime të pabarabarta.

Rishikimi i Reformës Administrativo-Territoriale është sot një domosdoshmëri. Ky proces duhet të zhvillohet në përputhje me parimet e Kartës së Autonomisë Vendore, me konsensus politik dhe social, si dhe me planifikime realiste që garantojnë autonominë financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarin. Partia Demokratike sot ka një produkt të vetin, me propozime konkrete në lidhje me rikonfigurimin administrativ territorial, ndaj të cilit është punuar gjithë këto vite.

Së bashku me drejtues të Partisë Demokratike nga qendra, kemi zhvilluar ndër vite takime me qytetarët në rrethin e Vlorës, ku kemi prezantuar platformën e Partisë Demokratike për rishikimin e reformës territoriale. Propozimi ynë është për një reformë të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve, sepse janë pikërisht ata që çdo ditë ndiejnë dhe përballen me mangësitë ndarjes aktuale administrative. Nga përvoja e takimeve me qytetarë në qarkun e Vlorës, të gjithë kanë miratuar, mbështetur dhe mirëpritur propozimin e Partisë Demokratike për krijimin e tre bashkive të reja: Orikumit, Amantisë (Lumi i Vlorës) dhe Novoselës (Topallti).

Edhe gjatë muajit prill 2026, u zhvilluan përsëri konsultime me banorë të njësive administrative për të cilat ishte propozuar krijimi i bashkive të reja, u dëgjuan problematikat e këtij komuniteti dhe si përfundim si Partia Demokratike dhe komunitetet e njësive i qëndrojnë dhe mbështesin propozimin për rikthimin e bashkive Orikum, Novoselë dhe Lumi i Vlorës.

Krijimi i tre bashkive të reja do të ndihmonte realisht zonat dhe njësitë administrative periferike, të cilat sot nuk marrin as fondet dhe as vëmendjen e duhur, si nga pushteti vendor ashtu edhe nga bashkitë ku ndodhen nën juridiksion. Kështu, bashkitë do të kishin mundësi reale për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për të ushtruar kompetenca në diskrecion të plotë, siç parashikohet në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Reforma e re që ne propozojmë synon:

1️⃣ Decentralizim real dhe zhvillim rajonal të qëndrueshëm e te balancuar
2️⃣ Rritje të përfaqësimit qytetar, transparencë, llogaridhënie
3️⃣ Shkurtim i distancës qytetar–bashki
4️⃣ Bashki asimetrike me funksione të qarta
5️⃣ Financim i plotë i mandateve të zgjedhurve vendorë sipas standardeve evropiane
6️⃣ Riformim të demokracisë vendore, votim për kryetar dhe këshilltarë
7️⃣ Përfaqësim proporcional në këshillat bashkiakë dhe rajonalë

Pra në mënyrë të përmbledhur, 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐭𝐢 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭

Pas konsultimeve të vazhdueshme me komunitetet e njësive administrative të rrethit Vlorë, Dega e Partisë Demokratike Vlorë paraqet propozimin për ndarjen e re administrative dhe territoriale spas hartës në këtë postim.
.
.
.
#reformaadministrative
#shërbimepërqytetarin
#bashkiteforta

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhet/ Si i detyron qeveria nxënësit, administratën e bizneset të shkojnë në koncertin e Kanye West

Ajo që po ndodh me koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë po kalon …