Reagim nga Kosova: Dënimi i ish-krerëve të UÇK është i trishtueshëm dhe i pamerituar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si “të trishtueshëm”.

“Është një vendim vërtet i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për katërshen udhëheqëse të UÇK-së”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë.

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vite burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vite burgim Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama ka dy rrugë, si Çaushesku ose si padroni në Beograd! Tani i iku koha atij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, …