IDC-CDI, konferencë ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në forumin e IDC-CDI në Bruksel, së bashku me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, dhe deputeten Albana Vokshi, kanë ngritur shqetësimet për situatën politike në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se delegacioni i PD-së ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për dokumentimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, si edhe organizimin e një konference ndërkombëtare për fenomenin që ai e cilëson si “narkoshtet” në Shqipëri.

Postimi

Në Bruksel, së bashku me Prof. Dr. Sali Berishën dhe Albana Vokshin, e çuam zërin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, në forumin më të madh botëror të partive të qendrës së djathtë IDC-CDI.

Kërkuam ngritjen e një grupi pune për të dokumentuar lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, një nismë që u mirëprit menjëherë. Po ashtu, u propozua organizimi i një konference ndërkombëtare për narkoshtetin në Shqipëri.

E vërteta nuk mund të fshihet!

Shqipëria meriton demokraci, zgjedhje të lira dhe një shtet të çliruar nga krimi i organizuar.

About Redaksia

Check Also

“Bashkëjetoj me Ronin”/ Vlora Hyseni, nga krevati me Gysin, tek trafikanti i armëve të Ramës, si u shpartallua SHISH

Sali BERISHA Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. …