Ivi Kaso thotë se nuk do të kandidojë më për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD

Deputeti i PD, Ivi Kaso ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, pas 12 vitesh në këtë detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kaso bëri të ditur se vendimi lidhet me angazhimin e tij të plotë në funksionet e deputetit, anëtarit të Kryesisë së PD-së dhe nënkryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Postimi

Të dashur miq,

Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikandidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale .

Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam! Një falenderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore histore në kushte tejet të vështira!

Dua të falenderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim.

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

About Redaksia

Check Also

PS rrëzoi shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Ju duhen për projektet e “The Albanian Files”

Kryetarja e Komisionit për kulturën, turizmin dhe diasporën Ina Zhupa, deklaroi se mazhoranca rrëzoi me …