Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA

Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, çështjen e të pandehurës Balluku.

Edhe në 44 ditë protestë, kush guxon të denoncojë këtë mafioze, ose ka bërë që sheshi të heshtë, ose më keq akoma.

Asaj/atij që ka guxuar të thërrasë “Belinda n’burg”, ose nuk i është bashkuar turma, ose i është marë mikrofoni.

Nga ana tjetër, nga 12 marsi që i është rrëzuar kërkesa për dhënien e imunitetit SPAK-ut, nuk kemi parë asnjë veprim procedurial hetimor, për çuarjen e kësaj çështje para, nisur nga fakti se përfaqësues të SPAK në Kuvend, u shprehen për rikualifikim akuzash dhe për vepra penale që shkonin deri në 35 vjet burgim.

A po e amniston SPAK-u të pandehurën Balluku me procedurë?

Unë them po.

Kodi i Procedurës Penale, parashikon se brenda 6 muajve, kur rregjistrohet emri në rregjistrin e veprave penale, dosja duhet mbyllur, vetëm nëse ka vendim për zgjatje afatesh, që në dijeninë time nuk ka.

Në ditët në vijim do mësojmë arsyet pse po shkelet procedura nga SPAK, por me një shembull të thjeshtë, po ju paraqes badërdinë e bërë në dikasterin ku drejtohej nga e pandehura Balluku, me një fond tenderimesh prej 10 miliarde euro, para të cilat sot, po përdoren për të heshtur e mbyllur këtë çështje.

Kështu, kur e pandehura ishte në krye të Albcontrol, pa asnjë fuqi politike, për një tendër 1 milionë euro, përfitoi një vilë 146 mijë euro (sipas të dhënave të SPAK), ose 14.6 % të shumës.

Unë e di që % e përfitimeve të këtyre banditëve shkon deri në 50 apo 100 % (rasti 5D e 5B), por le të mbetemi te kjo %.

Edhe nëse heronjtë e fëmijëve të munguar të mafiozes Kim nuk dinë të bëjnë një llogaritje kaq të thjeshtë, i ftoj që të marin makinën llogaritëse, e pasi të gjejnë rezultatin, ti hyjnë punës e të gjejnë se ku janë 1 miliard e 46 milionë euro?!

Ndërkohë, lidhur me kallëzimin tim ndaj kësaj mafiozeje dhe bashkëpuntores së saj Anila Denaj, SPAK më ka thirrurr nesër që të jap një deklarim lidhur me kallëzimin tim penal, përsa i përket çështjes së Bankers dhe abuzimit me 123 milionë euro.

Në këto kushte, dikush ta lajmërojë të pandehurën Belinda dhe tutorin e saj Edvin, që nesër në orën 13.00, mos ti fikin celularët 😂

PS: Shpërndajeni sa më shumë se, media e Gones së AKSHI-t, e bashkëshortes së kolegut të Gones ose punëmarrëses se Theodhoriut, e Top Tynelit, e Kol Ballukut dhe jo vetëm, më kanë shpallur Non Grata 😉

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Pse SPAK nuk po heton kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka ngritur kritika ndaj mënyrës se si SPAK po adreson …