-Është edhe një pyetje tjetër që kanë shumë kuriozitet: Zoti Berisha, me kë do të jeni në finale nesër, me Spanjën apo Argjentinën?
Sali Berisha: U falënderoj. Unë vetëm këto 4 ndeshjet e fundit kam parë, nuk i ndjek shumë, nuk jam shumë tifoz.
Por gjithnjë, 8 ose 4 të fundit i shoh. Pashë ndeshjen e parë të katërshes, Franca me Spanjën. I bindur se Franca do të shkëlqente, për habinë time Franca, ekipi i saj mbeti si një hije në raport me ekipin e Spanjës, kështu që u detyrova gjatë ndeshjes të ndryshoj simpati dhe të kaloj me Spanjën.
Erdhi ndeshja tjetër. Nuk jam me Argjentinën sepse nuk pranoj disa shkelje që ata bëjnë në lojë. Kapin, përdorin duart, kapin lojtarët, nuk e pëlqej atë lojë. Po. Dhe natyrisht isha me anglezët.
Po anglezët aty për fatin më të keq u treguan një skuadër e kategorisë së tretë.
U ndrynë në portë sikur të mos ishin dhe pranuan për kohë të tëra një presion të tmerrshëm të argjentinasve.
Nuk them se Argjentina nuk e meritoi plotësisht.
Pra, edhe këtu mbeta me zemër të thyer. Tani unë nuk e mohoj që jam me Spanjën, nuk jam me Argjentinën.
Gazeta RD