49 vite nga pushkatimi i martirëve të demokracisë, poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Bujar Leskaj

Dje, datë 17 korrik 2026 u shënuan 49 vjet nga pushkatimi i poetëve martirë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, një krim i kryer nga regjimi diktatorial komunist ndaj dy intelektualëve që refuzuan të nënshtroheshin.

Kjo datë, siç çdo datë kushtuar heronjve antikomunistë, duhet të mbetet një ditë reflektimi dhe kujtese për të gjithë shqiptarët. Një demokraci që humbet kujtesën rrezikon të përsërisë gabimet e së kaluarës; prandaj, kujtimi i viktimave të diktaturës është një detyrim moral dhe kombëtar.

Më 17 korrik, në qytetin e Librazhdit, së bashku me heroin e gjallë të qëndresës antikomuniste, Bedri Blloshmi, vëllain e poetëve martirë, organizuam ceremoninë përkujtimore pranë memorialit kushtuar poetëve martirë Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka ishin disidentë të vërtetë dhe antikomunistë të vendosur. Ata zgjodhën të ruanin dinjitetin dhe lirinë e mendimit, edhe pse kjo u kushtoi jetën. Sakrifica e tyre i ka bërë ata të mbeten përgjithmonë “Nderi i Kombit” dhe simbol i qëndresës ndaj tiranisë.

Pas ceremonisë pranë memorialit, vizituam shtëpinë-muze të poetëve në Bërzhishtë, ku heroi i gjallë Bedri Blloshmi, i mbijetuar i burgjeve komuniste, i cili jetën ua ka kushtuar vëllezërve të tij, nga shtëpia muze ndau historinë e dhimbshme të përsekutimit, torturave dhe vuajtjeve që përjetoi familja e tij gjatë regjimit komunist.

Në këtë veprimtari përkujtimore morën pjesë aktorët e mirënjohur, Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu, aktorja Raimonda Bulku, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Kastriot Piroli, Greta Bardeli dhe Klodiana Çapja, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Atird Hoxha, zv/kryeredaktor i gazetës Rilindja Demokratike Rexhep Polisi, intelektualë, gazetarë, si dhe dhjetra të rinj demokratë nga Vlora.

Në këtë aktivitet përkujtimor, në nderim të poetëve martirë, morri pjesë dhe Grupi Polifonik “Jehona Labe”, të cilët interpretuan këngë labe kushtuar dy poetëve martirë, duke i dhënë ceremonisë një emocion të veçantë.

Në shtëpinë-muze, së bashku me Bedri Blloshmin, u dhuruam libra të rinjve dhe pjesëmarrësve, me dëshirën që historia, kujtesa dhe vepra e poetëve martirë të vazhdojnë të jetojnë te brezat e rinj.

Në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, në këtë postim modest po përcjellë disa vargje nga poezia “Saharaja” e Vilson Blloshmit, një krijim që regjimi komunist e konsideroi “agjitacion e propagandë” dhe e përdori si pretekst për ta dënuar:

“Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.

Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë…”

Lavdi dhe nderim i përjetshëm martirëve të demokracisë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka! Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë frymëzim për lirinë dhe demokracinë.

Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i pemë

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "ESTETIKE SHOES L LUZISHN EstEvent F"

Mund të jetë një imazh i duke studiuar, dërrasë me shigjetë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Mund të jetë një imazh i klarineta dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i dërrasë me shigjetëPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

About Redaksia

Check Also

Finalja e Botërorit/ Berisha: Jam me Spanjën, nuk jam me Argjentinën! U zhgënjeva nga Franca dhe Anglia

-Është edhe një pyetje tjetër që kanë shumë kuriozitet: Zoti Berisha, me kë do të …